Çmimet e Panairit të 16 të Librit “Tirana 2013″

Panairi i 16 i Librit Tirana 2013

NJOFTIM

Të nderuar kolegë, botues, autorë e përkthyes.

Ju vemë në dijeni se ka filluar nga puna juria e çmimeve të Panairit të Librit 2013.

Shoqata e Botuesve ka vendosur të jepen këta çmime:

- Autori i vitit 2013
- Përkthyesi i vitit 2013
- Libri më i mirë për fëmijë 2013
- Çmimi i veçantë i Jurisë (nëse do të gjykohet që ka një vepër të tillë).

Do të përfshihen në konkurs të gjitha botimet pas Panairit të15 të Librit (domethënë dhjetor 2012-nëntor 2013). Data e botimit duhet të vërtetohet nëse është e fundvitit 2012. Në konkurrim nuk do të pranohen ribotime.

Në konkursin e çmimeve përfshihen të gjithë botuesit shqiptarë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia, pjesëmarrës në Panair.

Lutemi që të gjithë të interesuarit (pjesëmarrës në Panair) të dorëzojnë nga data 30 gusht deri në datën 31 tetor nga një kopje të librit/librave që ata propozojnë për çmim. Libri duhet të jetë botuar detyrimisht brenda kësaj date. Libri ose librat që do konkurrojnë për çmim duket të dorëzohen në sekretarinë e Panairit brenda kësaj date nga Botuesi, Autori apo Përkthyesi. Gjithashtu mund të dorëzohen libra edhe në formë elektronike apo dorëshkrim, por me kusht që të dorëzohet në formë librore deri më datë 31 tetor 2013.

E drejta për konkurrimin për çmim u jepet vetëm Botuesve që janë pjesëmarrës në Panairin 16 të Librit. Pra nëse Autori apo Përkthyesi duan të konkurrojnë, duhet që Botuesi i tij të jetë i pranishëm me stendë në Panair.

Për çdo sqarim mund të drejtoheni në nr. e tel 0692048503/04236635
dhe në adresat sekretaria@shbsh.al dhe juriapanairi2011@gmail.com

SHOQATA E BOTUESVE SHQIPTARË