Pirateria dhe informaliteti

Më datë 20 shtator 2013 zoti Petrit Ymeri, drejtor i përgjithshëm i Sh. B. DITURIA dhe kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, pati një takim pune në selinë e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, me shefin e Delegacionit Europian z. Ettore Seqiu dhe me z. Clive Rumbold, sekretar i parë dhe znj. Ledia Muço, këshilltare ekonomike.
Gjatë takimit u bisedua në një frymë mirëkuptimi e bashkëpunimi lidhur me probleme të ndryshme që ka sot sektori i botimeve në Shqipëri, veçanërisht shqetësimet në rritje për dukurinë e piraterisë e të informalitetit. Të dy palët ranë dakord për një bashkëpunim më të frytshëm në të ardhmen, për një ndihmë të palës europiane për mënjanimin e këtyre dukurive, përmes asistencës së specializuar si dhe për rrugët e përmirësimit dhe bashkëpunimin me administratën shqiptare dhe Shoqatën e Botuesve.