Njoftim – Çmimet e Panairit të 17 të Librit “Tirana 2014″ (12-16 nëntor)

Panairi i 17 i Librit “Tirana 2014″

NJOFTIMTë nderuar kolegë, botues, autorë e përkthyes.Ju vemë në dijeni se ka filluar nga puna juria e çmimeve të Panairit të Librit 2014.Shoqata e Botuesve ka vendosur të jepen këta çmime:

- Autori i vitit 2014
- Përkthyesi i vitit 2014
- Libri më i mirë për fëmijë 2014
- Çmimi i veçantë i Jurisë “Jeronim de Rada”, me rastin e 200-vjetorit të lindjes.

Do të përfshihen në konkurs të gjitha botimet pas Panairit të16 të Librit (domethënë dhjetor 2013-nëntor 2014). Data e botimit duhet të vërtetohet nëse është e fundvitit 2013. Në konkurrim nuk do të pranohen ribotime.

Në konkursin e çmimeve përfshihen të gjithë botuesit shqiptarë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia, pjesëmarrës në Panair.

Lutemi që të gjithë të interesuarit (pjesëmarrës në Panair) të dorëzojnë nga data 1 shtator deri në datën 31 tetor nga një kopje të librit/librave që ata propozojnë për çmim. Libri duhet të jetë botuar detyrimisht brenda kësaj date. Libri ose librat që do konkurrojnë për çmim duket të dorëzohen në sekretarinë e Panairit brenda kësaj date nga Botuesi, Autori apo Përkthyesi. Gjithashtu mund të dorëzohen libra edhe në formë elektronike apo dorëshkrim, por me kusht që të dorëzohet në formë librore deri më datë 31 tetor 2014.

E drejta për konkurrimin për çmim u jepet vetëm Botuesve që janë pjesëmarrës në Panairin e 17 të Librit. Pra nëse Autori apo Përkthyesi duan të konkurrojnë, duhet që Botuesi i tij të jetë i pranishëm me stendë në Panair.

Për çdo sqarim mund të drejtoheni në nr. e tel 0692048503/042236635

dhe në adresat sekretaria@shbsh.al dhe juriapanairi2011@gmail.com

SHOQATA E BOTUESVE SHQIPTARË