Çmimet e Panairit të 17 të LIbrit “Tirana 2014″

Juria e përbërë nga: Virgjil Muçi (kryetar), Persida Asllani, Nasi Lera, Alfred Lela dhe Beti Njuma shpallën fituesit si më poshtë me motivacionet përkatëse:

Çmimi i mirënjohjes:

Petro Zheji me motivacionin:

“Për korpusin e jashtëzakonshëm të kryeveprave të letërsise botërore të sjella nga një sërë autorësh, nga më të medhenjtë e të gjitha kohërave e të gjitha vendeve. Për monumentin që i ka ngritur gjuhës shqipe duke e barazngritur në gjuhën e kulturave të qytetërimeve më të mëdha të njerëzimit.”

Çmimi për përkthyesin më të mirë:

Alina Karaulli për librin “Xhejn Er” me motivacionin

“Për gjuhën dhe ligjërimin e rrjedhshëm me të cilin ka sjellë në gjuhën shqipe një nga veprat më të spikatura dhe themeltare të romanit botëror. Sjellësja në shqip e këtij libri ka dëshmuar se është një pasuese e denjë e një brezi të shquar përkthyesish.”

Çmimi për autorin e vitit:

Arben Dedja për librin “Histori ekskatologjike” me motivacionin:

“Për prozën e ngjeshur me detaje pikante, stil tërheqës, gjuhë të rrjeshshme e të pasur, si edhe njeë rrëfim i jetës së diktaturës përmes një sensi të hollë humori, që i shoqëron personazhet në situatat groteske. Ky libër është një arritje për autorin, por edhe për prozën e shkurtër shqipe.”

Çmimi special “Jeronim De rada” iu dha autorit Ismail Kadare.