Panairi i Librit “Leipzig 2015″

Panairi i Leipzigut për vitin 2015 do të zhvillohet në datat 12-15 mars, me pjesëmarrjen e botuesve, autorëve, përkthyesve, rrjeteve letrare dhe shypit kritik letrar. Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, përfaqëson stendën e letrave shqipe në këtë panair. Shoqata e Botuesve Shqiptarë këtë vit do të marrë pjesë edhe në disa tryeza debati dhe përfaqësohet nga znj. Teuta Mati, drejtore e Sh. B. të Librit Shkollor e Re dhe autorët Gëzim Qendro e Arian Leka.
Edhe këtë vit, Panairi i Librit në Leipzig do të jetë një festë për librat dhe njerëzit e librit. Paraqitja e organizuar për të gjashtin vit radhazi nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Panairin e Leipzigut, interesimi për praninë e autorëve shqiptarë, mbështetja nga Ministria e Kulturës në këtë pjesëmarrje, janë shprehje e besimit, bashkëpunimit e profesionalizmit dhe njëherësh pjesë e strategjisë kulturore të MK-së për krijimin e një hapësire ndërkulturore evropiane.