Panairi i 18 i Librit “Tirana 2015″

NJOFTIM Të nderuar botues, librarë dhe pjesëmarrës të tjerë në Panairin e Librit, Ju njoftojmë se Panairi i 18 i Librit do të zhvillohet nga data 11-15 nëntor 2015, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Prenotimet e sipërfaqeve të ekspozimit do të fillojnë më datë 8 prill 2015, e mërkurë. Orari i veprimeve do të jetë nga ora 14:00 -17:00, si dhe ditën e shtunë nga ora 9:00 – 12:00. Për arsye të organizimit në kohë, dëshirojmë të dimë paraprakisht sipërfaqen që dëshironi të keni në dispozicion për këtë veprimtari. Për çdo sqarim mund të na shkruani ne adresën sekretaria@shbsh.al. Grupi organizator SHOQATA E BOTUESVE SHQIPTARË