Njoftim – Çmimet e Panairit të 21 të Librit “Tirana 2018″

NJOFTIM

Panairi i 21 i Librit “Tirana 2018″ (14-18 nëntor)

Të nderuar kolegë, botues, autorë e përkthyes.
Ju vëmë në dijeni se ka filluar nga puna juria e çmimeve të Panairit të Librit 2018.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka vendosur të jepen këto çmime:

- Autori i vitit 2018
- Përkthyesi i vitit 2018
- Libri më i mirë për fëmijë 2018

Do të përfshihen në konkurs të gjitha botimet pas Panairit të 20 të Librit (domethënë dhjetor 2017-nëntor 2018). Data e botimit duhet të vërtetohet nëse është e fundvitit 2017. Në konkurrim nuk do të pranohen ribotime.

Në konkursin e çmimeve përfshihen të gjithë botuesit shqiptarë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia, pjesëmarrës në Panair.

Lutemi që të gjithë të interesuarit (pjesëmarrës në Panair) të dorëzojnë deri në datën 31 tetor nga një kopje të librit/librave që ata propozojnë për çmim. Libri duhet të jetë botuar detyrimisht brenda kësaj date. Libri ose librat që do konkurrojnë për çmim duhet të dorëzohen në sekretarinë e Panairit brenda kësaj date nga Botuesi, Autori apo Përkthyesi. Gjithashtu mund të dorëzohen libra edhe në formë elektronike apo dorëshkrim, por me kusht që të dorëzohet në formë librore deri më datë 31 tetor 2018.

E drejta për konkurrimin për çmim u jepet vetëm Botuesve që janë pjesëmarrës në Panairin e 21 të Librit. Pra nëse Autori apo Përkthyesi duan të konkurrojnë, duhet që Botuesi i tij të jetë i pranishëm me stendë në Panair.

Për çdo sqarim mund të drejtoheni në nr. e tel 0692048503/042236635

dhe në adresën sekretaria@shbsh.al

SHOQATA E BOTUESVE SHQIPTARË