Juria e Çmimeve të Panairit të 21 të Librit “Tirana 2018″

 

 

Në ditët e para të muajit shtator filloi punën Juria e Panairit të 21 të Librit “Tirana 2018″

Juria përbëhet nga personalitete të letërsisë dhe kulturës:

- Lili Sula – pedagoge në UT, Shefe e Departamentit të Letërsisë. – Kryetare e Jurisë

- Agim Baçi – kritik letrar

- Arta Marku – gazetare e kulturës, përkthyese

- Ledia Dushi – përkthyese

- Rudi Erebara – shkrimtar

 

Çmimet që do të jepen:

- Autori i vitit 2018

- Përkthyesi i vitit 2018

- Libri më i mirë për fëmijë 2018
Do të përfshihen në konkurrim të gjitha botimet pas Panairit të 20 të Librit (dhjetor 2017-nëntor 2018). Data e botimit duhet të vërtetohet nëse është e fundvitit 2017. Në konkurrim nuk pranohen ribotime. Në këtë konkurrim përfshihen të gjithë botuesit shqiptarë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia, pjesëmarrës në Panair.

Suksese!