Panairi i Librit “Leipzig 2011″

 

Nga data 16-20 mars 2011, u zhvillua Panairi i Librit në Lajpcig, ku për herë të parë kultura shqiptare u paraqit në mënyrë të organizuar me një stendë kolektive. Kjo ngjarje kaq e rëndësishme për letërsinë dhe kulturën tonë shënoi një hap më pranë drejt njohjes së vendit tonë dhe një bashkëpunimi të gjerë e të mëtejshëm të Shqipërisë me vendet e tjera.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë u paraqit në këtë panair me 5 shtëpi botuese, 5 autorë që përfaqësuan letërsinë shqipe në Panairin e Lajpcigut, gjithashtu u përzgjodh edhe grupi muzikor “Akustika” për të marrë pjesë në aktivitetet e ndryshme që u organizuan atje, së bashku me botuesit dhe autorët shqiptarë.

Gjatë ditëve te panairit grupi që përfaqësonte Shqipërinë mori pjesë në tetë aktivitete, që ishin panele të ndryshme, në të cilat u fol edhe për letërsinë e re shqipe, për kulturën shqiptare dhe botimet në Shqipëri pas viteve ’90.

Kjo pjesëmarrje ishte mjaft pozitive për botuesit dhe autorët shqiptare, si dhe mjaft e frytshme edhe për paraqitjen e mirë që u bë kulturës dhe letërsisë shqipe si dhe prirjeve të reja të shkrimit shqip.

 

programi i Panairit te Leipzigut 2011