Panairi i Librit i Prishtinës 2012

Shoqata e Botuesve Shqiptarë u paraqit në Panairin e Librit të Prishtinës, që u organizua në datat 04-10 qershor 2012, me një stendë kolektive të kujdesur grafikisht dhe estetikisht. Shtëpitë botuese pjesëmarrëse në këtë stendë kolektive ishin Neraida, OmbraGVG, DITURIA, Papirus, Fan Noli dhe Gjergj Fishta.

Në stendën kolektive të përgatitur nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë u la një hapësirë e veçantë autorëve shqiptarë që morën pjesë në veprimtaritë e organizuara në ditët e Panairit të Librit të Prishtinës (zz Uran Butka, Amik Kasoruho, Enver Bytyçi, Flutura Açka, Visar Zhiti dhe Agron Tufa).

Në stendën kolektive u evidentua qartë, bukur grafikisht dhe estetikisht kjo paraqitje e kulturës shqiptare të librit me portrete të shquar të letërsisë shqiptare në vite dhe autorëve të pranishëm, që i dhanë një vlerë të veçantë paraqitjes sonë në ato ditë të Panairit të Librit të Prishtinës.