Panairi i 14 i Librit “Tirana 2011″

Panairi i 14 i Librit “Tirana 2011″, u zhvillua në datat 09-13 nëntor 2011 në ambientet e Pallatit të Kongreseve, organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Aty morën pjesë botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, si dhe autorë, përkthyes, publicistë e shumë personalitete të tjera të fushës kulturore.

Në këtë panair morën pjesë rreth 100 subjekte: shtëpi botuese, agjenci shpërndarjeje libri, studio grafike e diskografike, shtypshkronja,    institucione, organizata e subjekte të tjera, që kanë si objekt kryesor të punës së tyre librin dhe punën botuese.

Gjatë ditëve të panairit u organizuan mbi 40 promovime librash e autorësh të rinj.

Një ndër risitë e këtij panairi ishte edhe krijimi i një Jurie Profesioniste për përcaktimin e Çmimeve të Panairit të Librit. Konkurruan per çimim  gjithsej 89 tituj nga 27 shtëpi botuese, dhe u dhanë këto çmime: 1. Autori i vitit: Helena Kadare për Kohë e pamjaftueshme me motivacionin: Për elegancë në shkrim dhe emocionet e thella që e kapërcejnë objektin e rrëfimit. Jo një jetë e rrëfyer, por rrëfimi i Jetës.

2. Përkthyesi i vitit: Shpëtim Çuçka për përkthimin e Histori e Bukurisë e U. Ecos me motivacionin: Për vlerat e sjelljes në shqip me cilësi e thellësi të njërës prej veprave 

të rëndësishme të letrave bashkëkohore botërore.

3. Libri i vitit për fëmijë: Revista Grupsat me motivacionin: Për vlerat edukative, enciklopdike, estetike dhe argëtuese në formimin e shijeve te lexuesi i vogël.

4. Çmimi i veçantë i jurisë: Muhamet Ademi për Lirika e fijes së barit me motivacionin: Për personalitetin kompleks të një poeti të panjohur që na sjell vlerat e një letërsie e cila mbijetoi edhe pa lexues.

Organizimi i një veprimtarie të tillë bashkoi të gjithë njerëzit që merren me letrat: autorë, botues, lexues, përkthyes, përfaqësues të shtypit dhe medias etj, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht te të rinjtë, në kushtet e mungesës së sistemit të shpërndarjes së librit në vendin tonë.

Panairi i 14 i Librit “Tirana 2012″ u vizitua nga më shumë se 90 mijë vizitorë.

 

Katalogu i Panairit te 14 te Librit “Tirana 2011″