Ftesa e Panairit të 15 të Librit Tirana 2012

Në datat 14-18 nëntor Shoqata e Botuesve Shqiptarë organizon Panairin e 15 të Librit Tirana 2012.

Panairi do të hapet për Publikun të mërkurën, datë 14 nëntor, në orën 10:00. Ceremonia zyrtare e Çeljes do të zhvillohet në orën 11:00, në Sallën e Konferencave të Pallatit të Kongreseve.

Ju ftojmë të merrni pjesë në Ceremoninë zyrtare të kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme kulturore, e cila është pjesë e festimeve zyrtare të 100-vjetorit të Pavarësisë.