Misioni jonë

Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka këto qëllime kryesore:

-       Të ndihmojë e të inkurajojë botimin dhe tregtimin e librit shqip në nivel të lartë.

-       Të përfaqësojë dhe të mbrojë interesat e anëtarëve të saj

-       Të shërbejë si një organizëm që të harmonizojë interesat e komunitetit të botuesve

-       Të respektojë të drejtat e autorit dhe lirinë e pronësisë intelektuale.

-       Të ruajë dhe të mbrojë pastërtinë e gjuhës shqipe dhe gjuhën letrare kombëtare.

-       Të organizojë pjesëmarrjen sa më cilësore të botuesve në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare të librit.

-       Të siguroj informacion të dobishëm dhe kualifikm professional për anëtarët.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë merr pjesë rregulisht në panairet më të rëndësishmë ndërkombëtar të Librit.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë është gjithmon e pranishme aktive në Panairet e Librit që zhvillojnë kolegët tanë në viset e tjera shqiptare në Prishtinë, në Ulqin, në Tetovë, në Shkup etj.

Organizatore e Panairit të parë të librit të Tiranës, në dhjetor  1988, Shqoata e Botuesve Shqiptarë vazhdon në traditën e saj të mirë dhe drejton mjaft veprimtari të tjera të librit nëpër të gjithe
Shqipërinë.

Aderimi në Shoqatën e Botuesve Shqiptarë është i hapur për të gjithë botuesit, kudo që janë, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe konveat ndërkobëtare mbi botimet dhe të drejtën e autorit, zbatojnë  statusin e SHBSH-së, të miratuar nga mbledja e përgjithsme e saj. Marrin pjesë në mbledhje dhe paguajnë regullisht kuotizacionin e caktuar.